Slider

Kush janë kandidatët potencial për në Listën e zezë amerikane?

Analisti politik në Maqedoninë e Veriut, Sasho Ordanovski vlerëson se nuk është e shkurtër lista me personat nga Maqedonia e Veriut që mund të preken nga dekreti i presidentit amerikan Jo Biden apo e ashtuquajtura “lista e zezë”.

Ordanovski në një intervistë për Kanal5 theksoi se emrat ndoshta nuk do të publikohen, por personat e prekur sigurisht se do e dijnë se janë aty.
Ai shtoi se dekreti i presidentit amerikan përfshin aktivitete të së kaluarës dhe të ardhmes.

Ordanovski tha se edhe secili zyrtar i qeverisë, që ka ndonjë arsye, duhet të jetë i shqetësuar. Ai po ashtu shtoi se çdo parti serioze që pretendon pushtetin pas këtij vendimi amerikan duhet të mendoj mirë për aktivitetet e saj.

Dekreti amerikan përfshin përfshirjen në listën e zezë të gjithë atyre që pendojnë dhe janë bashkëpjesëmarrës kundër Marrëveshjes së Prespës, Marrëveshjes së Ohrit si dhe proceseve demokratike në Maqedoninë e Veriut. (INA)

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button