Kush po bën cirk me komisionin anketues?

Kryeministri Gruevski nuk është paraqitur në seancën e komisionit anketues për shkak të obligimeve të tij jashtë vendit dhe do të paraqitet në seancë më 14 dhjetor.

Edhe ministri i financave Stavreski deri tek komisioni ka dërguar shkresë se nuk do të paraqitet në terminin e duhur por më 17 dhjetor.

Kryetari i komisionit anketues Shilegov ka thënë se këto arsyetime nuk janë paraparë me afatet shtesë dhe dy funksionarë kanë kërkuar që të dëshmojnë jashta terminit të caktuar.

‘’Ky është komision anketues i parlamentit dhe këtu do të punojmë ashtu sic do i ftojmë e jo sic duan’’, ka thënë Shilegov.

Që të dy parashtresat për rendine ditës, njëri për dëgjim nga opozita dhe një tjetër i propozuar nga Miloshoski nuk janë miratuar në seancë, ndërsa Shilegov ka caktuar për nesër seancë në të cilën do të dëshmojnë Stavreski dhe shefi i kabinetit të Gruevskit, Martin Protugjer.

scroll to top