Kush po të karikon kaq fort? Linda Rei tregon ku i gjen paratë për luksin: S’jam Nënë Tereza

ln.jpg

Linda Rei një personzh mjaft i përfolur në jetën e showbizit në Shqipëri ka folur së fundmi për jetën e saj private. Në një intervistë për “Panorama plus”, Rei ka treguar se kush fshihet pas dhuratave dhe jetës se saj luksoze.

Pjesë nga Intervista

Pyetje: Duket se bën një jetë të bukur mes luksit, qejfit dhe netëve zjarr. Kush po të karikon kaq fort?

Përgjigje: Kush po më karikon? Unë jam e zonja e vetes, që kur isha 18 vjeçe ika të jetoj vetëm në Firence dhe punoja nga ora 8 deri në 9 si parukiere e grimiere dhe nga ora 10:30 deri në 2:30 të natës si kamariere në bingo.

T’ju them të drejtën, në njëfarë mënyre i kam zili ato femrat që presin dhe kanë çdo gjë nga burrat e tyre dhe burrat e të tjerave. Bravo u qoftë se nuk lodhen edhe aq shumë, çdo gjë qyl. Por unë kam një karakter shumë të fortë dhe nuk e ul dot kurrë kokën përpara një mashkulli, thjesht se më duhet diçka.

Pastaj, dhuratat dhe çfarë mund të kem nga një histori dashurie është tjetër gjë, se unë nuk jam Nënë Tereza. Se unë e kam llastuar gjithmonë veten, e nëse jam me dikë, duhet të jetë plus në jetën time dhe kjo është më pak se normale.

scroll to top