Kushtetuesja: Mos ushtroni presion ndaj nesh

GJYKATA.jpg

Gjykatësit kushtetues ankohen – se ka pasur përpjekje për t’i poshtëruar ata, pasi kanë nisur procedurë të vlerësimit të kushtetutshmërisë së nenit 11 -a, të Ligjit për falje. Kushtetuesja në njoftimin për opinionin thekson se i ka ndjekur deklaratat e politikanëve, mediave, ekspertëve. Janë bërë komente të pavërteta dhe jo-profesionale.

Gjykata konsideron që me komentet dhe paragjykimet bëhet ndërhyrje e drejtpërdrejt dhe ushtrohet dhe presion në funksionimin normal të Gjykatës dhe pa bazë prishet reputacioni i Gjykatës si dhe nderi dhe personaliteti i gjykatësve kushtetues. Vlerat themelore të rendit tonë juridik kushtetues, ndër të tjera, janë sundimi i ligjit dhe ndarja e pushteteve. Është e papranueshme që Gjykata Kushtetuese të ndërhyjë ose të ndikojë në punën e saj dhe në marrjen e vendimeve”-thonë nga Gjykata Kushtetuese.

Kushtetuesja thekson se paragjykohen vendimet gjyqësore me argumente politike e jo juridike, megjithëse gjykatësit në këtë gjykatë zgjidhen nga politikanë në parlament. Burime të Alsatit nga gjykata thonë se në Gjykatën kushtetuese ka një atmosferë të tensionuar. Para Gjykatësve Kushtetues ekzistojnë dy mundësi – të shfuqizojnë nenin 11-a të Ligjit të faljes, që do të nënkuptonte se në të ardhmen Presidenti nuk do të mund të tërhiqte faljen, ose ta anulojnë nenin dhe ta kthejnë në fuqi amnistinë e Gjorge Ivanovit për 56 personat, e miratuar në vitin 2016 dhe të gjithë të pandehurit në rastet e PSP-së të lirohen. Nën presionin e publikut, mediave dhe faktorit ndërkombëtar, Ivanov tre vjet më parë e tërhoqi faljen, ndërsa Specialja hetonte si i ka marrë ai të dhënat për procedura që kanë qenë në para-hetim dhe sekrete.

scroll to top