Kuvendi do ta mbajë seancën e pestë

kuvendi-4.jpg

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta mbajë seancën e 5­të.

Në rend dite të seancës janë propozuar Iniciativa qytetare e 217 qytetarëve për sjelljen e ligjit për
ndryshim të Ligjit për marrëdhëniet e punës, Propozimi për ndërprerjen e mandatit të anëtarëve të Komisionit për vendosje e politikës ndëshkuese, si dhe Raporti vjetor për punën e Këshillit shtetëror për parandalim të përfaqësimit të fëmijëve dhe për situatat në sferën e të drejtave të fëmijëve dhe përfaqësimin e fëmijëve në vitin 2015.

Deputetët në kuadër të kësaj seance duhet t’i shqyrtojnë edhe Raportin për punën e Agjencisë për administratë për vitin 2016, Raportin vjetor për punën e Komisionit shtetëror për vendim në shkallën e dytë në sferën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurës kundërvajtëse në vitin 2016, Raporti vjetor për punën e Komisionit shtetëror për vendim në procedurën administrative dhe procedurën e marrëdhënies së punës në shkallën e dytë në vitin 2016 dhe Raporti vjetor për punën e Drejtorisë për mbrojtje të të dhënave personale për vitin 2016.

Në seancë do të debatohet edhe për Raportin vjetor të Komisionit për mbrojtje të së drejtës së qasjes së lirë deri te informacionet me karakter publik nga 1 janari deri më 31 dhjetor të vitit 2016, Raporti vjetor për punën e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit në vitin 2016, raporti vjetor për punën e Komisionit për barazim të politikës ndëshkuese në vitin 2016, si dhe Raporti për punën e Këshillit buxhetor gjyqësor dhe realizim të Buxhetit gjyqësor për vitin 2016.

scroll to top