Kuvendi duhet ta vazhdojë seancën e 74-të

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë seancën e 74­të në rend dite të së cilës janë ndryshimet dhe plotësimet e disa ligjeve nga sfera e arsimit, financave, sociales, shëndetësisë, drejtësisë…

Para deputetëve janë ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për veprim me objekte të ndërtuara pa leje, për ndërtim dhe për libra shkollorë për arsim fillor dhe të mesëm, si dhe ndryshimet e ligjeve për kontribute nga sigurimi i detyrueshëm social, për sigurim pensional dhe invalidor dhe për sigurim shëndetësor, të gjitha me procedurë të shkurtuar. Do të shqyrtohen edhe Propozim ligji për punësim dhe punë të të huajve me procedurë të shkurtuar, Propozim ligji për ndryshime dhe plotësime të Kodit zgjedhor, Propozim ligji për probacion dhe Propozim­plotësimi i ligjit për sigurim të trafikut nëpër rrugë, të trija në lexim të parë, Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për libra shkollorë për arsim fillor dhe të mesëm i parashtruar nga Enes Ibrahimi në lexim të parë, si dhe Propozim ligji për aminsiti i parashtruar nga Pavle Trajanov dhe Liljana Popovska, gjithashtu në lexim të parë.

Në seancë për debat janë edhe Propozim interpretimi autentik i nenit 460 paragrafi 3 nga Ligji për shoqëri tregtare i parashtruar nga Aleksnadar Stojkoski, si dhe Informacioni për ndotjen enorme të ajrit ambiental në Republikën e Maqedonisë, i parashtruar nga një grup deputetësh.

scroll to top