Kuvendi e miratoi buxhetin për vitin 2016

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë debatin për Propozim buxhetin shtesë për vitin 2016.

Sipas propozimit, shpenzimet e përgjithshme janë projektuar në 195.788 milionë denarë, të cilat janë për 4,7 për qind më të larta nga ato në vitin 2015, ndërsa të ardhurat e përgjithshme janë projektuar në 176.804 milionë denarë apo për 6 për qind më shumë në krahasim me vitin 2015.

Planifikohet ulje e deficiteve buxhetore në 3,2 për qind dhe rritje e mjeteve për pensione, ndihmën sociale dhe investimeve të kapitalit, me qëllim që të stimulohet komponenti zhvillimor i buxhetit, Rritja e ekonomisë pritet të jetë 4 për qind nga BPV-ja, ndërsa inflacioni 2 për qind.

Në suaza të pjesës së paradites nga debati i djeshëm për Propozim buxhetin shtesë të Republikës së Maqedonisë për vitin 2016, deputetë nga shumica qeveritare theksuan se buxheti për vitin 2016 është strukturuar dhe zhvilluar mirë dhe është me komponent i fuqishëm social, ndërsa sipas opozitës, ai është melankolik dhe i parealizueshëm./indeks.mk

scroll to top