Kuvendi nuk i pranon propozim-ndryshimet e ligjeve për lustrim dhe ekzekutim të Buxhetit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme të 17-të nuk i pranoi të dy propozim-ndryshimet e ligjeve nga opozita, për ndryshime të Ligjit për ndërprerje të vlefshmërisë së ligjit për caktim të kushtit për kufizim për ushtrim të funksionit publik, qasje tek dokumente dhe publikim të bashkëpunimit me organet e sigurisë së shtetit, dhe për plotësim të Ligjit për ekzekutim të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2016.

LSDM-ja opozitare konsideron se Komisioni për lustrim më nuk duhet të ekzistojë dhe se mjetet duhet të riorientohen, sepse ai nuk e ka kryer funksionin për të cilin është formuar.

Deputetët nga shumica qeveritare përkujtuan se procesi i lustrimit është ndërprerë, por që Komisioni ka obligim që t’i përfundojë lëndët e hapura.

Kuvendi pas debatit të përgjithshëm për propozim-ligjin për ndryshim të Ligjit për për ndërprerje të vlefshmërisë së ligjit për caktim të kushtit për kufizim për ushtrim të funksionit publik, qasje tek dokumente dhe publike për bashkëpunim me organet e sigurisë së shtetit, solli konkluzion se ai nuk është i pranueshëm dhe se nuk mund të jepet në lexim të mëtejmë, gjegjësisht të dytë. Konkluzioni së bashku me raportet e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive dhe Komisionit juirido-ligjdhënës dhe shënimet nga seanca e Kuvendit duhet të dorëzohen deri tek propozuesit e ligjit.

Kuvendi pas debatit për propozim-ligjin për plotësim të Ligjit për ekuekutim të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2016, i parashtruar nga deputetët opozitarë, e miratoi konkluzionin se ai nuk është i pranueshëm dhe se nuk mund të jepet në lexim të mëtejmë, gjegjësisht të dytë. Konkluzioni së bashku  me raportet e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive dhe Komisionit juirido-ligjdhënës dhe shënimet nga seanca e Kuvendit duhet të dorëzohen deri tek propozuesit e ligjit.

Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski këtu e ndërpreu seancën e sotme.

scroll to top