Ky është dizajni përfundimtar i iPhone 8 (Foto)

Përdoruesit e Apple ndoshta nuk mund ta kenë iPhone 8 ende në duart e tyre, por ata mund ta blejnë një mbrojtës ekrani për këtë celular.

Një ueb-faqe e Britanisë ka publikuar një “mbrojtës qelqi” për iPhone 8, duke ua mundësuar përdoruesve të iOS që ta para-porosisin atë.

Mbrojtësi duket se përputhet me thashethemet që kanë qarkulluar tashmë në internet, që thonë se celulari do të ketë një ekran të gjerë deri në skaje – me një hapësirë në krye që mban kamerat për selfie, transmeton Gazeta Express.

Në përshkrimin e produktit të ueb-faqes, thuhet se mbrojtësi i hollë është i cilësisë së lartë dhe është krijuar enkas për iPhone 8.

scroll to top