Ky është kandidati i LSDM-së për Kumanovën

Partitë politike janë në prag të përfundimit të listës së kandidatëve për kryetar komunash dhe këshillave komunal. Të gjitha partitë tanimë kanë mbyllur shumë nga emrat e garuesve për zgjedhjet lokale, ndërkaq i vogël është numri i komunave ku ato nuk kanë caktuar kandidatët. Së fundmi, LSDM-ja ka vendosur që për Komunën e Kumanovës, të garojë me deputetin e saj Maksim Dimitrievski. Në qytetin e Kumanovës partitë tjera shqiptare deri më tash nuk kanë nxjerr kandidatët e tyre, pos Aleancës e cila tanimë ka shpallur Osama Muadini si kandidat të sajin për bartës liste në këtë Komunë. VMRO nga ana tjetër në këtë komunë do të garojë përmes Zoran Gjorgjievskit.

 

LSDM-ja ka zyrtarizuar kandidatin e saj shqiptar edhe për Likovë, Hadi Osmani do të përfaqësojë LSDM-në në zgjedhjet lokale, ndërkaq BDI kandidat do të ketë Erkan Arifin, Besa Shaban Zendelin, Aleanca Bekim Afuzin, PDSH Bardhyl Destanin.

 

Partitë shqiptare ende nuk kanë vendosur nëse do të kenë apo jo, kandidatët e tyre për Qytetin e Shkupit. Deri më tani, vetëm LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja kanë zyrtarizuar kandidaturat për të parin e kryeqytetit. Në Tetovë Lëvizja Besa do të dalë në zgjedhjet e 15 tetorit me kreun e saj Bialall Kasami, Aleanca do të garojë me Adnan Nezirin, PDSH me Bardhyl Dautin ndërkaq nga BDI ende nuk konfirmojnë nëse Teuta Arifi do të mbetet kandidatja e tyre për këtë komunë. Edhe VMRO-ja ka publikuar kandidaturën e saj për Tetovën.

 

BDI në Çair do të kërkojë edhe një mandat përmes zv/ministrit për Arsim Visar Ganiut, Besa përmes deputetit të saj Zeqirja Ibrahimit, ndërkaq Aleanca për shqiptarët në Çair do të kërkojë besim nga qytetarët përmes Adnan Nezirit. PDSH e Thaçit, në garë do të dalë me Idriz Oranën. Ndërkohë edhe LSDM-ja po shqyrton kandidaturën e saj për këtë komunë.

 

Në Gostivar së fundmi BDI zyrtarizmi kandidatin e saj Nevzat Bejtën për të parin e kësaj komune, ndërkohë BESA në këtë komunë do të del në garë me Asaf Ademin, inxhinier. Aleanca do të del në betejë për të parin e kësaj komune me ministrin aktual të shënetësisë Taravarin, dnërkaq VMRO-ja në Gostivar ka kandiduar Dafina Stojanovskën.

 

Në Strugë Aleanca për Shqiptarët zyrtarizoi kreun e saj Ziadin Sela, kandidat për të parin e kësaj komune, BESA në garë ka nxjerrë Lavdrim Elmazin ndërkaq PDSH përmes Pëllumb Vllashit do të kërkojë besimin e qytetarëve të Strugës.

 

Pos VMRO-së partitë deri më tash kanë shpalosur kandidaturat për komunën e Haraçinës. Përvec partive shqiptare LSDM në këtë komunë do të garon me Melekije Alimin, BDI me Isuf Bislimin, Besa me Ali Ismailin ndërkaq Aleanca me Isen Ramadanit do të del në zgjedhjet e 15 tetorit.

 

Zgjedhjet lokale në vend do të mbahen më 15 tetor, ndërkaq fushata zgjedhore fillon më 25 shtator. /ilirianews.mk/

scroll to top