Ky është kandidati i VMRO-së për kreun e Shkupit

Kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski është i gatshëm përsëri të kandidohet për kryetar të qytetit të Shkupit. Këtë gjë ai e tha pas pyetjes së gazetarëve, pas fillimit të  rekonstruimit të bulevardit “Aradhat Partizane”.

Siç tha ai, partia e tij vendos se kush do të kandidohet për kryetar të komunave në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në tetor, por ai shtoi se është i gatshëm të kandidohet përsëri.

scroll to top