Labi e qet këngën e parë pas humbjes së postit të deputetit

labinot-tahiri-1-640x400.jpg

Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, i njohur si Labi, nesër pritet ta publikojë projektin më të ri muzikor.

“Amanet mos m’harro” titullohet kënga të cilën këngëtari nga Ferizaj e ka shoqëruar edhe me videoklip.

“Nesër ora 17:00 i dashuri Publik kënga Amanet Mos M’HARRO”, ka shkruar Labi në Instagram.

Kjo është kënga e parë e Labit, prej kur ai ka humbur postin e deputetit të Kuvendit të Kosovës, pas shpërbërjes së tij, vitin e kaluar.

“Faleminderit për ditet e mira” është projekti i fundit muzikor nga Labinot Tahiri. Kënga ka arritur mbi 600 mijë klikime në Youtube.

scroll to top