Lajm i keq për Ronaldon dhe Juventusin!

Heroi i Juventusit mund të dënohet për sjelljen e tij pas triumfit ndaj Atletico Madridit, në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve. Dënimi i tij mund të jetë vetëm gjobë, por ai mund të dënohet edhe me pezullim për ndeshjen e parë çerekfinale.

Juventusi kishte pësuar disfatë me rezultat 2:0 në ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, kundër Atletico Madridit. Cristiano Ronaldo i shënoi tri gola në ndeshjen kthyese dhe Juventusi e zuri një vend në çerekfinale, me rezultat të përgjithshëm 3:2, transmeton Gazeta Express.

Ylli portugez e shënoi një gol në pjesën e parë për ta përgjysmuar epërsinë e madrilenëve, para se ta barazonte rezultatin në pjesën e dytë. Në minutën e 86-të të ndeshjes, ai e shënoi golin e fitores, nga pika e penalltisë.

Pas i shënoi tri golat që e eliminuan klubin e La Ligës, Ronaldo festoi me bashkëlojtarët e tij para tifozëve, mirëpo e gjëri një veprim kontrovers, duke i vendosur duart e tij drejt organeve gjenitale.

Ky veprim ishte frymëzuar nga veprimi i ngjashëm i trajnerit të Atleticos, Diego Simeones, në ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave.

Është ende e paqartë se çfarë dënimi do të marrë Ronaldo për këtë veprim, mirëpo ai pritet që së paku të gjobitet e ndoshta mund edhe të pezullohet për një ndeshje.

Simeone ishte gjobitur me 20 mijë euro nga UEFA për veprimin e tij, mirëpo ai i shpëtoi pezullimit. /Gazeta Express/

scroll to top