Lajm i madh për adhuruesit e iPhone!

iphones_1495113359-2494495.jpg

Kompania Apple vitin e ardhshëm do të prezantojë tre iPhone të ri.

Apple do të prezantojë dy telefona iPhone me ekran OLED dhe një me ekran LCD.iPhone X, i cili doli në shitje këtë muaj, është iPhone  i parë që përdorë teknologjinë OLED. Kjo teknologji mundëson ngjyra më të pasura dhe më pak shpenzim të energjisë

Njëri nga telefonat e mençur do të ketë ekran 5,8 inç OLED, të cilin e posedon iPhone X, por të tjerët do të kenë ekran më të madh 6,5 inç.

Pajisjet e ardhshme po ashtu do të jenë të ngjashme me iPhone X. Analistët besojnë se kamera e pasme e iPhone nuk do të ketë aftësinë 3D.

Telefoni i tretë i mençur do të ketë dizajn edge-to-edge dhe iPhone X, por do të ketë ekran më të litre LCD. Analistët informacionet e tyre i bazojnë sipas burimeve nga zinxhiri i furnizuesve të kompanisë nga Kupertino.

 

 

 

scroll to top