Land Rover Defender i ri do të ketë pamjen e njëjt (Foto)

land_7.jpg

Në fillim të vitit që vjen, lansohet Land Rover Defender i ri që ka pamjen tërësisht të njëjtë me paraardhëset.

Por, trupi i veturës është punuar nga alumini i veçantë, që është shumë i lehtë dhe dallon nga materialet e rënda të përdorura më parë.

Modeli Defender, që është ikonë e makinave për terrene të vështira, është menduar se do të pëlqehej më shumë në këtë formë, se sa sikur të ndryshohej.

Mirëpo, nën kapak pritet të prodhojë më shumë kuajfuqi, si dhe të ketë lehtësira të mëdha teknologjike, për të cilat nuk janë bërë të ditura detajet.

scroll to top