Land Rover i jep fund ikonës “Defender”

Jaguar Land Rover do të ndalojë prodhimin e Land Rover Defenderit ikonik në fillim të vitit të ardhshëm. Defender, i cili është ikonë e prodhuesit Land Rover, është pëlqyer shumë nga familja mbretërore britanike, nga fermerët e nga shumë njerëz që kanë dashur të vozisin në terrene të vështira, transmeton Koha.net. Ky model i Land Roverit ka qenë pothuajse i pandryshuar gjatë shtatë dekadave të prodhimit. Dizajni origjinal ishte aq i thjeshtë sa që fillimisht ishte skicuar në rërë plazhi. Ky Land Rover është përdorur për t’i dërguar ushtarët në luftë, vullnetarët e Kryqit të Kuq në zona të rrezikshme, njerëzit në terrene të vështira në mbarë botën, etj.

Ndërkaq në janar, rrugëtimi i tij 70-vjeçar do të përfundojë, ndërsa kompania nuk ka njoftuar nëse do ta zëvendësojnë atë me një dizenjo të re.

Forma e tij metalike nuk i plotëson më standardet e sigurisë, lirimi i gazrave është dy herë më i larë se ai që lejohet në Evropë, dhe nuk ka ekrane të ndjeshëm në prekje, lidhje për telefona apo airbag. “Është koha për një kapitull të ri”, tha Nicky Rogers, shefi i inxhinierëve të Jaguar Land Rover, i cili edhe mësimet për ngasje i bëri në Defender. “Ne dëshirojmë të vazhdojmë me një veturë të re”, shtoi ai.

scroll to top