Largoje të dashurin që nuk premton

Vetëm në përralla ndodh që princesha e bukur ta puthë bretkosën, e cila pastaj shndërrohet në princ të bukur! Në jetë, jo rrallë, ngjan e kundërta.
OK, njeriu mëson nga pësimet. Është me rëndësi të mos lejosh që gabimet e vogla të bëhen konstantë jetësore.
Lista e arsyeve që lejon t’ia kthesh shpinën të dashurit pa fije brejtjeje të ndërgjegjes, mund të jetë e pafund, transmeton Telegrafi.
Ja disa situata kur i dashuri meriton kartonin e kuq:
▪Derisa është me ju, nuk përmbahet t’i shikojë vajzat e tjera – që nga koka deri në thembër.
▪Është arrogant dhe secilin individ e shikon nga lartësia.
▪Në mënyrë rigoroze u përmbahet shprehive të ngulitura, nuk lejon as ndryshimin më të vogël. Monotone! Nëse akoma nuk e ka kuptuar se vajzat duan befasi, nuk ka ndihmë për të!
▪Është koprrac. Të lejon ta paguash taksin, kurrë nuk të ka dhunuar as një lule të vetme (të numërojmë edhe më tej?)
▪Është grindavec. Secilën bisedë e shndërron në diskutim.
▪Sa herë që dëshironi të dilni në ndonjë klub nate, ai mundohet t’ju bindë se dhoma e ditës është vend më i përshtatshëm.
▪Asnjë vendim nuk mund ta marrë pa e konsultuar të ëmën, e cila i telefonon çdo gjysmë ore!

scroll to top