Latinët sulmojnë adoleshentin shqiptar dhe e qëllojnë me thikë (Video, +18)

Një 18-vjeçar shqiptar në Itali ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë pas një sherri mes bandave të latinëve me italianët e shqiptarët.

Gjatë përleshjeve, 18-vjeçari u godit disa herë me thikë dhe mbeti i plagosur në gjendje tepër të rëndë. Në spital, ai ka qenë në gjendje kome, por më pas fatmirësisht u zgjua dhe gjendja e tij u stabilizua, transmeton syri.

Velasquez është latini që qëlloi me thikë shqiptarin, i cili u identifikua dhe u arrestua nga policia italiane. Ai akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë. Policia gjeti në shtëpinë e tij edhe thikën me të cilën qëlloi adoleshentin.

scroll to top