Lazio ‘përjashton’ Berishën

Etrit Berisha, portieri i Lazios, është vënë në listën e shitjes nga drejtuesit e skuadrës romake

Sipas mediave italiane, presidenti i Lazios, Claudio Lotito ka përgatitur një listë me shitjet e mundshme të disa lojtarëve, që do të realizohen gjatë verës.

Aty figuron edhe emri i Etrit Berishës, së bashku me lojtarë si Gentiletti, Onazi, Parolo dhe  Antonio Candrevan.

Sipas përllogaritjeve, nga shitja e futbollistëve, klubi romak pretendon të përfitojë rreth 80 milionë euro nga shitjet, të ardhura që më pas do të investohen në përafromini skuadrës, për të krijuar një ekip konkurruese.

Etrit Berisha, kontrata e të cilit përfundon në vitin 2017, ndodhet në listën e shitjeve, me vlerën e kartonit që përllogaritet në 4 milionë euro, shkruan SuperSport.

Ish portieri i 2 Korrikut pritet të shitet, pavarësisht faktit se “gardiani” është paraqitur në mënyrë të shkëlqyer në pjesën më të madhe të ndeshjeve ku është aktivizuar.

Etrit Berisha ka luajtur në 11 ndeshje të Serisë A gjatë këtij sezoni, të cilave u shtohen edhe 2 në Kupën e Italisë dhe 5 ndeshje në Europa League. I

Interesi për gardianin shqiptar nuk ka munguar, me 26-vjeçarin që ka qenë në radarin e disa skuadrave në Itali, por edhe të turqve të Bisiktasit, grekëve të Panathinaikos dhe belgëve të Bruges.

scroll to top