Ledioni dhe Liri kthehen në shtëpi, janë larguar nga çerdhja dhe kanë humbur

Dramë të vërtetë disaorëshe përjetuan të martën Ledion Sulejmani katërvjeçar dhe Lir Ibrahimi pesëvjeçar, të cilët u humbën dhe u vërejtën nga disa qytetarë të ndërgjegjshëm afër Qendrës Tregtare të Qytetit. Sipas mediumeve, ata kanë qenë në çerdhe në Çair, prej ku kanë dalë pa u vërejtur dhe duke kërkuar rrugën për tu kthyer kanë arritur deri në qendër të Shkupit.

“Një taksi me telefon e ka njoftuar policinë se para QTQ-së gjenden dy fëmijë që janë të frikësuar dhe ka kërkuar ndihmën e policisë. Menjëherë ka arritur një ekip policor e cila I ka dërguar fëmijët në stacionin policor, kurse pas hetimeve të shkurtra fëmijët I janë dorëzuar prindërve të tyre. Tani për tani dihet se ata mëngjesin e djeshëm kanë qenë në çerdhe”, thotë Dejana Nedelkoviq nga MPB.

Për organet e hetuesisë, ende nuk është e qartë se si kanë dalë fëmijët nga çerdhja ku i kanë dërguar prindërit e tyre, duke arritur deri në qendër të qytetit pa u vërejtur nga askush. Njëkohësisht mungesa e tyre nuk është vërejtur nga të punësuarit në çerdhen për fëmijë, sepse askush nuk e ka alarmuar çerdhen për zhdukjen e dy fëmijëve.

scroll to top