Leicester lider në Premier Ligën Angleze

Pas 13 gjirove të zhvilluara në Premier Ligën angleze,lider i tabelës është befasia e këtij sezoni ekipi i Leicesterit,të cilët me lojën e tyre po dëshmojnë se janë pretendent për TOP 4-shin anglez për këtë sezon.

Falë humbjes së Manchester Cityt në terenin vendas nga Liverpooli me rezultat 1-4 dhe humbjes së Arsenalit nga ËBA në terenin mysafir me rezultat 2-1,ekipi i Leicesterit tani mban pozitën e parë në tabelë,pas fitores bindëse kundër Neëcastle si mysafir me rezultat 3-0.

Në pozitën e dytë radhitet,Manchester United,të cilët arritën të marrin 3 pikë në minutat e fundit të takimit kundër Ëatfordit me golin e Schëeinsteiger,i cili ngriti ekipin e t’ij në epërsi në 1-2.

Më në fund edhe ekipi i Mourinhos,Chelsea,ka gjetur fitoren,të cilët me rezultat minimal 1-0 mposhtën ekipin e Norëichit me golin e shënuar nga Diego Costa në minutën e 64’.
Chelsea tani është ngjitur në pozitën e 15 me 14 pikë të tubuara.

scroll to top