Lëshohen në përdorim mësonjëtoret e renovuara dhe modernizuara në kopshtet për fëmijë “Fidani” dhe “Borëbardha”

7DCAA1F1-FDA4-4305-8640-524510AA8886.jpeg

Sot janë lëshuar në në përdorim mësonjëtoret e renovuara dhe modernizuara në kopshtet për fëmijë “Fidani” dhe “Borëbardha”.
Në fokus të Komunës së Çairit, sic potencoi kryetari I komunës Visar Ganiu,është në vazhdimësi përmirësimi i infrastrukturës shkollore për proces më cilësor edukativo-arsimor.
“Kësaj rradhe bashkëpunuam me kompaninë Axi Ağaçkakan dhe afaristin Sherafedin Ibishi për të modernizuar mësonjëtoret e kopshtit për fëmijë “Fidani” të cilat sot i lëshuam në përdorim bashkë me kryetarin e parë të Shkupit të Vjetër Izet Mexhiti, drejtoreshën e kopshtit Gzime Bakiu dhe përfaqësues të institucioneve tjera shtetërore. Poashtu ky investim përfshiu edhe në kopshtin “Borëbardha”.
Le ti gëzojnë fëmijët tanë këto hapësira të renovuara që garantojnë ngrohtësinë dhe stimulojnë kreativitetin-thotë Ganiu.

scroll to top