Lëvizja “BESA” i kundër përgjigjet LR-PDSH-së dhe RDK-së (Video)

Anëtari i trupit koordinues të Lëvizjes “BESA” ka atakuar partitë e opozitës, në mënyrë indirekte përfaqësuesit e bllokut “Aleanca për Shqiptarët” si LR- PDSH dhe RDK.

“Lëvizja BESA është modeste dhe për fat të keq këtë modesti po e keqpërdorin partitë tjera opozitare. Kur them opozitare këtu po e thej një rregull, po e fus edhe PDSH-në. Po çfarë keni me BESËN bre burra, a pak keni me çka të merreni me partinë në pushtet që ju të merreni me BESËN?

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi kërkon “patronat” e BESËS, e po ja unë e them publikisht se pranoj përballje publike jo me Thaçin, por me atë që i rri mbrapa atij, e ju e dini shumë mirë se kush është ai! Pikërisht, për hir të njerzillëkut të Lëvizjes BESA është inicuar edhe formimi i Këshillit Mbipartiak, organ i cili edhe pse është i inicuar nga Lëvizja BESA, ai duhet të jetë në shërbim të gjithë atyre të cilët e pranojnë këtë Këshill. Në këtë Këshill Mbipartiak nuk do të ketë parti të mëdha apo të vogla, shoqata të mëdha apo të vogla, apo personalitete të mëdha apo të vogla.

Ditëve të fundit hasim në komente të ndryshme mbi Këshillin Mbipartiak, dhe fatkeqësisht ato komente vijnë nga njerëz të cilëve më së paku u takon që të merren me opozitën. Ata duhet që sëpari të shohim hallin e tyre dhe shqiptarëve tu sqarojnë qoftë vetëm një rast në cilindo vend në botën e civilizuar ku një parti apo lëvizje politike themelohet dhe regjistrohet me qëllim për të reformuar një parti tjetër ekzistuese”, theksoi Rexhepi.

Sipas tij, kjo është abstrakte e jo Këshilli Mbipartiak i themeluar për qëllime fisnike. Ai kërkon që Prokuroria të merret me Lëvizjen BESA, se ku i paska marr 2 milion? “Si mund të akuzohet kështu, prandaj po i them se BESA nuk i ka 2 milion, por 20 milionë euro, buxheti i lëvizjes BESA varet nga ju, nga vullneti juaj për ta ndihmuar BESËN”, deklaroi anëtari i lartë i kësaj lëvizje të re politike.

scroll to top