Lëvizja FOL : PDK e para, LDK e dyta, VV e treta!

Lëvizja FOL ka bërë publike rezultatet e hulumtimit “Qëndrimet e qytetarëve mbi zgjedhjet dhe partitë politike”, i cili përfshinë disponimin e qytetarëve mbi partitë politike n në rast të zgjedhjeve të parakohshme si dhe, si do të votonin ata nëse do të shfaqej një parti e re.

Sipas këtij hulumtimi në rast se do të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme, qytetarët do të votonin PDK 29 për qind, LDK 26 për qind , Lëvizja Vetëvendosje 14 për qind, ndërsa 31 për qind do të votonin subjektet e tjera politike.

Sipas Petrit Zogaj nga Lëvizja Fol në bazë të këtij rezultati dhe gjendjes aktuale politike në Kosovë,shumica e qytetarëve nuk mendojnë se duhet qe të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme (38.4%) pasuar nga ata që duan zgjedhje të parakohshme (37%). Hulumtimi përfshin 48 qytete të Kosovës, dhe të gjitha komunitetet.

Në rast se në Kosovë do të paraqitej një parti e re sipas këtij hulumtimi 21 për qind do ta votonin atë ndërsa 33% mendojnë se nuk ka nevojë për parti të tilla.

scroll to top