Leyla Yunus lirohet nga burgu

Aktivistja e të drejtave të njeriut në Azerbajxhan, Leyla Yunus, është liruar sot nga burgu dhe atë pas kërkesës që e ka parashtruar mbrojtja. Mbrojtja ka kërkuar lirimin e saj me qëllim të shërimit, ngase gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar. Ajo është dënuar nga një gjykatë në Baku me tetë vjet e gjysmë burgim nën akuzat për mashtrim dhe evazion fiskal.

scroll to top