Liderët fetarë nënshkruan Deklaratë për dënim të terrorizmit

Me rastin e sulmeve aktuale terroriste në botë, Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze së bashku me pesë liderët fetarë nënshkroi Deklaratë për dënim të terrorizmit të cilës iu bashkëngjiten edhe kishat e tjera, bashkësitë fetare dhe grupet religjioze.

Siç informoi sot Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, me Deklaratën ashpër dënohet terrorizmi i motivuar religjioz i mbështetur mbi ndonjë bindje të ndryshme fetare dhe bëhet thirrje për paqe, tolerancë, respektim të ndërsjellë, bashkëjetesë dhe pengim të çfarëdolloj veprave të këqija të këtilla dhe të ngjashme në të ardhmen, të cilat janë në kundërshtim me të gjitha religjionet botërore.

“Me nënshkrimin e këtij dokumenti tregohet unitet të kishave, bashkësive fetare dhe grupeve religjioze në Republikën e Maqedonisë dhe koalicionimin e tyre kur është në pyetje lufta kundër terrorizmit, që është përfshirë edhe në Deklaratën universale për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara dhe deklaratat dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, thuhet në kumtesën nga Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze.

scroll to top