Ligji për media shtyhet edhe për një javë

Sot ka qenë dita e fundit që partitë është dashur të përfundojnë dhe gjejnë zgjidhje për problemin në sferën e mediave. Megjithatë thuhet se ky afat do të shtyhet edhe për një javë. Shkak për këtë janë bërë disa parti që nuk japin propozime për të cilat duhet diskutuar, kështu që negociatori belg Vanhut ka dhënë shtesë edhe një javë që të gjithë partitë të japin propozimet e fundit për bisedime.

Jozyrtarisht meret vesht se marveshja për reklamat qeveritare do të shkojë më rëndë, LSDM mendon se reklamat qeveritare deri në zgjedhje duhet të ndalohen në të gjitha mediat. Qeveria në anën tjetër nuk pajtohet me këto propozime. Akoma është larg zgjidhja kur është në pyetje roli i RTVM dhe ndryshimet që duhet ndodhur në redaksinë informative të këtij servisi.

Po bisedohet për mënyrën e financimit të RTVM dhe për atë sic ka qenë deri më tash me taksën radiodifuzive apo të financohet nga buxheti. Partitë duhet që të meren vesht për ligjin e mediave si dhe ndryshimet në Agjencinë për media dhe Agjencinë informative Mia.

scroll to top