Lille e “shkelë” PSG-në

psg.jpg

Lille e ka turpëruar PSG-në, duke e mposhtur 5-1 në stadiumin “Pierre Mauroy”.

Lille ia ka shtyrë festën e titullit Paris Saint Germainit duke e mposhtur 5-1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 32 në Ligue 1, raporton Gazeta Express.

Juan Bernat, i cili shënoi golin e vetëm për PSG-në në minutën e 11’, u ndëshkua me të kuq në atë të 36’, kur rezultati ishte 1-1 për ta lënë në lloç skuadrën e tij.

Kështu, me një lojtar më shumë në fushë, Lille luajti dhe e shfrtëzoi shumë mirë këtë duke shënuar katër gola në pjesën e dytë.

Nicolas Pepe (51’), Jonathan Bamba (65’), Gabriel Magalhaes (71’) dhe Jose Fonte (84’), shënuan për t’ia shkaktuar mysafirëve humbjen më të thellë në Ligë dhe për t’ia shtyrë festën e titullit.

Hera e fundit kur një skuadër i ka mposhtu me 4 e më shumë gola PSG-në në të gjitha garat është Barcelona (6-1), kurse në Ligë 1 në vitin 2015 (Bastia). /Gazeta Express/

scroll to top