Lionel Mesi u shpall lojtari më i mirë

Më i miri është Lionel Mesi.
Liga spanjolle zgjodhi numrin 1 të sezonit të kaluar dhe ashtu siç pritej fitoi numri 10 I Barcelonës.
Argjentinasi 28-vjeçar la pas Kristiano Ronaldon, madje ai u shpall edhe sulmuesi më I mirë I kampionatit, pavarësishts e ylli I Realit shënoi më shumë gola.
Kjo ishte hera e gjashtë që Mesi e fitonte këtë çmim, nga shtatë që janë dhënë gjithsej.
I vetmi që ia ka dalë përveç tij është pikërisht Kristiano Ronaldo.
Sukses I rëndësishëm për magjistarin më të madh të futbollit, në pritje të fitores së Topit të Artë, për të cilin është favorit.
Liga spanjolle dha edhe çmimet e tjerë ku Klaudio Bravo I Barcelonës u shpall portieri më I mirë, Nejmar po I Barcelonës doli amerikanojugori më I mirë, Sergio Ramos I Realit fitoi çmimin e mbrojtësit më të mirë dhe Hames Rodriges atë të mesfushorit numër 1.
Ronaldo u detyrua të kënaqej me çmin e tifozëve.

scroll to top