Lionel Messi vazhdon të prijë në garë për Këpucën e Artë, Ronaldo mbetet larg

3.png

Lionel Messi është shkëputur dukshëm në krye të garës për Këpucën e Artë në Evropë, me Kylian Mbappen i vetmi që është duke i bërë konkurrencë deri tani.

Kur kanë mbetur edhe pak javë deri në përfundim të këtij sezoni, ylli i Barcelonës Messi prin me 33 gola, apo 66 pikë, duke e lënë prapa francezin e PSG-së, Mbappen me 27 gola apo 54 pikë, raporton Gazeta Express.

Robert Lewandowski i Bayern Munich e përmbyll top treshen me 21 gola apo 42 pikë.

Cristiano Ronaldo, që tani luan me Juventusin në Serie A, ngel shumë mbrapa dhe praktikisht pa asnjë gjasë për të triumfuar, në vendin e nëntë me 19 gola apo 38 pikë

scroll to top