Lirohet Donika Kadaj-Bujupi

Deputetja e AAK’së Donika Kadaj-Bujupi është liruar nga paraburgimi duke iu caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Gjykata Supreme e Kosovës ka aprovuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga avokati i saj, Arianit Koci dhe ka ndryshuar masën e paraburgimit me arrest shtëpiak.

Kadaj- Bujupi ishte arrestuar muajin e kaluar për shkak se kishte hedhur gaz në Kuvendin e Kosovës.

scroll to top