Lokalizohet zjarr i madh në një fabrikë në Moskë

Pothuajse 100 zjarrëfikës kanë arritur që ta shuajnë zjarrin që ka shpërthyer në një fabrikë në Moskë dhe është përhapur në 15.000 metra katrorë, me ç’rast ka përfshirë një ndërtesë pesëkatëshe që është shembur.
Zjarrëfikësit kanë arritur që ta lokalizojnë zjarrin në të cilin ashkush nuk është lënduar, njofton agjencia ruse TASS.
Zjarri ka shpërthyer nga ish-punëtoritë e fabrikës, e shndërruar në depo. Zjarri është përhapur edhe në dy ndërtesa të tjera pesëkatëshe.
Supozohet se zjarri është shkaktuar nga shpërthimi i një rezervoari me benzinë. Flakët kanë mundur të shihet edhe nga disa kilometra largësi.
Ai është zjarri më i madh që ka shpërthyer në Moskë në 25 vitet e fundit.
scroll to top