LSDM ka një porosi për Gruevskin

LSDM përmes një kumtese ka reaguar ndaj fjalimit të Nikolla Gruevskit në festimin e përvjetorit të VMRO-DPMNE-së.

Nga LSDM thonë se, Nikolla Gruevski do të kujtohet vetëm për qeverisjen e tij kriminele.

“11 vite në pushtet të VMRO-DPMNE-së e udhëhequr nga Nikolla Gruevski do të kujtohen si vite të krimit, korrupsionit, varfërisë dhe shpërnguljes masive nga shteti. Katastrofa që kjo udhëheqësi kriminele e VMRO-DPMNE-së ja bëri Maqedonisë është ngjarja më e madhe anti-shtetërore në historinë moderne. Politikat humbëse të Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij rezultuan me izolim ndërkombëtar, gjyqësor i partizuar dhe tenderë kriminele”, thonë nga LSDM.

scroll to top