LSDM nuk pranon kandidatët e propozuar nga BDI dhe PDSH

Bisedimet për përzgjedhjen e anëtarëve-ekspertë në Komisionin Shtetëror Zgjedhor janë ndërprerë pasiqë përfaqësuesit e katër partive politike nuk kanë arritur marrëveshje për ekspert shqiptarë.

“LSDM-ja dy herë nuk e ka pranuar kandidatin e propozuar shqiptar” thanë nga VMRO-DPMNE. Qëllimi , sipas partisë në pushtet, është prolongimi i zgjedhjeve të parakohshme.

VMRO-ja ka pranuar që dy ekspertë të propozuar nga LSDM-ja, mirëpo për LSDM-në kanë qenë të papranueshëm kandidatët e propozuar nga ana e PDSH-së dhe BDI-së. Në fillim e kanë rrefuzuar propozimet e më vonë kanë propozuar vetë që të bëhet një shpallje e sërishme ekas për ekspertë shqiptarë.

Nga VMRO shprehen se kjo është taktizim dhe strategji për të prolonguar zgjedhjet e parakohshme.
Janë duke u bërë përpjekje të vazhdueshme për tejkalimin e kësaj situate përmes takimeve individuale mes përfaqësuesve të partve politike. /mia

scroll to top