LSDM:5.600 punësimet e Gruevskit janë gënjeshtër

Pikërisht para një viti, më 22.11.2015 në një intervistë për Sitel, Nikola Gruevski kishte paralajmëruar se kompania Viebo Grup për një muaj do të fillojë investimet dhe se do të rrisë numrin e të të punësuarve në 5.600.

‘’Jo 4000 sic paralajmëruam, por do të punësohen 5.600 persona’’, kishte deklaruar Gruevski para një viti. Kjo intervistë ishte publikuar tek ‘’Kurir’’ edhe me video. (http://kurir.mk/makedonija/vesti/179713-Veibo-grup-namesto-4000-ke-vraboti-5600-lica)

Nikolla Gruevski përsëri gënjen. Sot, pikërisht pas një viti mund të shohim se investimet virtuale të tij dhe punësimet nuk ekzistojnë. Deklaratat i demanton vet Gruevski. Ai për 10 vite po kënaqet me investime virtuale e deri në fund të mandatit vazhdon të gënjejë me investime milionëshe por askush nuk i beson. Në intervistën e njejtë ai përsërit investim prej 400 mil euro për dy fabrika punësimi në Kriva Pallankë, Kratovë, Rankovc dhe Kumanovë.

Në zonën e lirë ekonomike në Rankovce sot nuk ka asgjë ka ngelur vetëm livadhi dhe disa objekte të pambaruara. Investimet virtuale të Gruevskit nuk kanë asnjë punësim e mbi të gjitha vetëm për disa ditë ngelën pa punë 1 mijë minatorë me çka rritet numri i të papunëve. E për këtë populli nuk i beson më atij. Mirëupafshim Nikolla’’, thuhet në reagimin e LSDM.

scroll to top