Lu: Reformën në drejtësi nuk e do Emiljano Shullazi dhe Arben Frroku

Personat te denuar per krime te renda u permenden nga ambasadori amerikan, Donald Lu si njerezit qe nuk e duan reformen ne drejtesi.
Në fjalën e tij, ambasadori tha se ne krah te ketyre personave jane edhe zyrtarë të lartë të qeverisë dhe të gjyqësorit që janë të korruptuar dhe i trembën reformës.
Shqipëria ka nivelin me të ulët të ndjekjes penale të krimeve të rënda, sipas ambasadorit amerikan.
Për të evituar kriminelët që shëtisin lirshëm në rrugët e Shqipërisë, ambasadori Lu tha se ekspertët të huaj dhe shqiptarë në përpilimin e kësaj reforme kanë pas parasysh 4 pika.
Gjatë diskutimeve, prokruorët ngritën shqetësimet e heqjes së centralizimit të institucionit, që sipas tyre nuk duhet të ndryshoj. Ndërsa ekspertët e EURALIUS-it propozojnë zgjatjen e mandatit të prokurorët të përgjithshëm nga 5 në 9 vite që të mos jetë i varur nga politika. E për zyrën e antikorrupsionit, prokurorët thonë se të gjitha veprat penale që kanë të bëjnë me zyrtarët e lartë të hetohet nga njësi antikorrupsion e cila duhet te krijohet vetem ne dy shkalle.

scroll to top