Lufta e Dytë Botërore, kur Siria dhe Egjipti prisnin europianët (Foto)

Në vitet ’40, gjërat ndryshonin në krahasim me sot. Në kulmin e konfliktit botëror, nga gadishulli ballkanik u larguan me mijëra njerëz drejt kampeve të refugjatëve në Lindjen e Mesme

Valët e refugjatëve që përshkojnë rrugët detare e tokësore mes Sirisë dhe Europës, janë situata fatkeqësisht të përsëritura. Prej vitesh qindra e mijëra vetë arratisen nga shtëpitë e tyre për një jetë më të mirë. Por 70 vjet më parë, gjërat ishin ndryshe: ishin europianët ata, të ardhur kryesisht nga Ballkani dhe nga Lindja, që drejtoheshin drejt atyre tokave që sot janë një “teatër” i një lufte civile pa fund. Në vitet ’40, në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, kampet e Merra-s pritën me mijëra persona në Siri, Egjipt dhe Palestinë.

Në qendrën e pritjes të El Shatt, në Egjipt janë shkrepur një sërë fotosh duke treguar grupe të rinjsh e të rriturish të aktivizuar në punë artistike apo gjatë vizitave mjekësore. Në disa kampe të tjera, refugjatët europianë nxiteshin që të punonin. Në Alepo dhe Nuseirat, p.sh. refugjatët inkurajoheshin, por nuk detyroheshin, për të shërbyer si kuzhinierë, pastrues, marangozë dhe këpucarë.

Më 1944-n, funksionarët që kanë punuar për Merra-n kanë publikuar relacione për kushtet në kampet e Lindjes së Mesme,  në shumë mënyra të ngjashme me ato të hasura nga refugjatët e sotme. Një pjesë e europianëve të ardhur ishin nga Bullgaria, Kroacia, Greqia dhe Jugosllavia.

Me ardhjen e tyre në Egjipt, Palestinë dhe Siri, refugjatët regjistroheshin dhe pajiseshin me karta identiteti. Atyre u merrej informacion mbi arsimin dhe aftësitë. Më pas bënin vizita mjekësore, ku në disa raste dhe përsëriteshin për ditë me radhë, si te grekët, të cilët vinin nga ishujt e Dodecanneso-s.

Pasi refugjatët deklaroheshin “të aftë dhe të shëndetshëm”, europianët shpërndaheshin nëpër pjesë të ndryshme të kampit. Kufizimet ishin sigurisht të shumta, edhe pse ndonjëherë u është lejuar (për ata që kishin të holla në xhepin e tyre), që të shkonin në qendrat më të afërta urbane për të blerë produkte në dyqane ose për të shkuar në kinema.

scroll to top