Sport

Luis Suarez mendon largimin nga Atletico

Liverpool tenton ta rikthejë futbollistin uruguaian

Liverpooli po tenton që të rikthejë Luis Suarez-in sërish në Premier League. Sulmuesi uruguaian ishte larguar nga ‘The Reds’ për t’iu bashkuar Barcelonës, ndërsa aktualisht luan te Atletico Madrid.

Forma e tij e lartë te Atletico ka bërë që Liverpooli të tentojë ta bindë atë që të rikthehet sërish në Anfield.

Mediat raportojne se Suarez nuk i ka raportet aspak të mira me trajnerin Diego Simeone dhe mund të largohet. Kjo situatë e krijuar, mund të jetë një nga arsyet kryesore që Liverpooli të transferojë sulumesin.

Suarez besohet se është duke e kërkuar largimin nga Atletico këtë verë, vetëm një sezon pasi kaloi nga Barcelona për pesë milionë euro.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button