Sport

Lukaku s’ka shënuar kurrë ndaj Juventusit

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku ka shënuar 62 gola në fanellën e Nerazzurrëve, por kurrë nuk ka gjetur rrugën e golit kundër Juventusit.

Sulmuesi belg u bashkua me Interin para sezonit 2019-20 dhe ka shënuar 62 herë në 93 ndeshje deri më tani.

Lukaku ka luajtur pesë herë kundër Bianconerëve por asnjëherë nuk ka shënuar, katër prej tyre kanë qenë me kampionët e sapo kurorëzuar të Italisë.

Lukaku luajti në një humbje 1-0 në Grupin H të Ligës së Kampionëve në 2018, kur ai luajti për Manchester United, por ai u dëmtua në ndeshjen e kthimit dhe nuk ka arritur të shënojë kundër “Zonjës së Vjetër” që nga transferimi në Serie A gati dy vite më parë.

Interi do të luajë nesër ndaj Juventusit me fillim nga ora 18:00. /Gazeta Express/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button