Lumi Vjosa përmbyt fshatrat

Në fshatin Kashisht dhe Ferras të njësisë administrative Frakull në Fier kanë nisur evakuimet masive, pasi prurjet e Vjosës janë rritur ndjeshëm dhe vazhdojnë të rriten.

Në Kashishit, ushtria ka ndërhyrë me 100 trupa dhe 10 mjete të larta për të evakuuar 110 familje të mbetura në zonë. Uji ka përmbytur pjesën më të madhe të këtij fshati.

Evakuimet kanë nisur edhe në fshatin Ferras, ku Vjosa është rritur frikshëm me tri metra brenda pak orëve dhe për 30 centimetra del nga shtrati, shkruan Top Channel.

Parashikimet janë që gjatë orëve të natës prurjet të shtohen, ndërkohë që Shtabi i Emergjencave në Qarkun e Fierit raportoi më herët evakuuimin 1500 banorëve në fshatrat Ferras, Çerven e Koshisht, ndërkohë që deri më tani mbi 180 hektarë tokë bujqësore është nën pushtetin e ujit.

Problematike situata paraqitet edhe në Qarkun e Vlorës, kryesisht në Novoselë ku niveli i Vjosës po rritet me ritme të frikshme.

scroll to top