Makarona me salçiçe dhe ricotta

Përbërësit:

380 gr makarona

300 gr salçiçe

250 gr ricotta

1 gotë verë e bardhë

Vaj ulliri

Kripë

Piper

Një thelpi hudhër

Përgatitja:

Në një tigan hedhim vajin e ullirit dhe hudhrën. Më pas i heqim lëkurën salçiçeve dhe i coptojmë.  Në momentin që këto të fundit nisin të marrin ngjyrë, i shtojmë verën e bardhë dhe i lëmë për disa minuta në zjarr të ulët.

Ndërkohë ziejmë në një tenxhere me ujë me kripë makaronat. Kur mbarojmë i shtojmë në tigan ku kemi vendosur salçiçet.  Shuajmë zjarrin dhe shtojmë ricottën që e përziejmë me ngadalë.

scroll to top