Makina del nga rruga në zonën e ish-Kënetës, 1 i vdekur, 3 të plagosur

Një aksident automobilistik i ka marrë jetën një personi dhe 3 të tjerë janë plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, në Durrës në zonën e ish-Kënetës.

Policia e Durrësit bëri të ditur se makina ku po udhëtonin 4 personat doli nga rruga duke humbur kontrollin dhe është përplasur me rrethrrotullimin, ku si pasojë humbi jetën shtetasi me iniciale E.K.

Të plagosurit janë dërguar mënjeherë në Spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë. Ata janë shtetasit me iniciale A.S. , ZH.K. dhe  E.Z.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

scroll to top