Makron e pranoi se vetëm ndarja nga Shqipëria ishte zgjidhje, por se ai e ka refuzuar

macron-10-696x391.jpg

Presidenti i Francës, Emanuel Makron e pranoi se në takimin e mbrëmshëm ka ekzistuar shumica e qartë e shteteve për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut, por jo edhe për Shqipërinë.

Ai po ashtu pranoi se është kundër ndarjes së të dy shteteve.

“Dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut pa Shqipërinë do të ishte gabim politik vdekjeprurës, ndërsa ky ishte konsensusi i vetëm i mundshëm, do të shihnim lëvizje politike dhe sociale nga dhuna e madhe, jo vetëm te komuniteti shqiptar në Maqedoninë e Veriut, por te të gjitha shtetet ku ka komunitet shqiptar”, deklaroi Makron.

Ai theksoi se me “këto shtete”, duhet të ekzistojë “agjendë strategjike”, por se nuk është e obligueshme që ato të jenë shtete të ardhshme të BE-së.

Makroni e përsëriti nevojën për reforma në procesin për negociata me shtetet kandidate dhe kërkoi që ky proces të jetë reversibil, gjegjësisht që të mund të ndërpritet.

Presidenti i Francës, posaçërisht i përshëndeti përpjekjet e kryeministrit Zoran Zaev, për Marrëveshjen e Prespës dhe ndryshimet kushtetuese.

“Këto ndryshime ishin pjesë e kërkesave të BE-së, por se më shumë shtete kanë rezerva, jo se nuk ka përparim, ai ekziston, por mes të tjerash nuk ka koherencë në raport me imigrimin dhe respektimin e rregullave të caktuara”, deklaroi Makron.

scroll to top