Mandzukic te United pothuajse gjithçka e kryer

mandzukic.jpg

Eksperti i ESPN, Steve Nicol, beson se Manchester United janë rrugës për të transferuar Mario Mandzukicin nga Juventusi.

United ka mbetur pa zgjidhje në fazën sulmuese pas largimeve të Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez.

Mandzukic është lidhur me “Djajtë e Kuq” edhe në merkaton gjatë verës dhe tani edhe Maurizio Sarri e ka bërë të qartë se kroati nuk bën pjesë në planet e tij.

33-vjeçari është pjesë e “Zonjës së Vjetër” që nga viti 2015.

Ai ka bërë 162 paraqitje me Juventusin në të gjitha garat, ka shënuar 44 gola. /Gazeta Express/

scroll to top