Manifestim me rastin e Ditëve të Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Shtëpia e Kulturës “Koço Racin” edhe këtë vit do të organizojë manifestim për të shënuar Ditët e Alfabetit të Gjuhës Shqipe”. Në kuadër të manifestimit qendror të sotëm, do të mbahet program në të cilën do të ligjërojë prof. dr Zeqirija Rexhepi.

Do të bëhet edhe shpallja e fituesit për përmbledhjet poetike. Ndërsa performancë muzikore do të mbajë Argjira Qollaku dhe Jetmir Mehmedi. Manifestimi mbahet në objektin e Shtëpisë së Kulturës, në orën 19:30.

 

scroll to top