Manipulimi i sondazheve të fundit nga ana e LSDM dhe mediave të saj në kuriz të hamendjes së opinionit

LSDM, partia e Zoran Zaevit duket se akoma nuk është e kënaqur me atë se cfarë më saktë i ka bërë popullit shqiptarë gjatë gjithë këtyre viteve sa është në skenën politike edhe pse ka ndryshuar “strukturën” e saj disa herë, shkruan ilirianews.mk

Kjo parti krahas manipulimeve të ndryshme që ju ka bërë shqiptarëve vite me rradhë, gënjeshtra të kulluara e shumë gjësende të tjera që shqiptarët nuk kanë mundur edhe t’i durojnë, tradhëtinë e fundit duke ju vjelur vota akoma më shumë duket se i vuri kapakun gjithckaje sa që mundohet të sillet si një parti multikulturore e multiqytetare, gjë që në shoqërinë tonë akoma nuk janë pjekur kushtet për një parti të tillë të përzier.

Në anketat e fundit të publikuara sot, LSDM vazhdon të manipulojë qytetarët e vecanërisht ato shqiptarë duke ju servuar të dhëna destruktive lidhur me popullaritetin e partive të dy blloqeve e duke e nxjerë veten si fituese edhe tek maqedonasit por edhe tek shqiptarët, ndërkohë që këtë e bën përmes mediave të saja të instaluara nën ombrellën që ka. (ilirianews.mk)

scroll to top