Maqedoni, 27.6% e të sëmurëve nga koronavirusi janë asimptomatikë

COVID19.jpg

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik në Shkup, 27.6% të sëmurët nga koronavirusi janë asimptomatikë, përcjell INA. 

“Tek 2784 raste të diagnostifikuara është vërejtur se ata nuk kanë simptome të sëmundjes së koronavirusit dhe kanë rezultuar asimptomatikë. Këto të dhëna janë nga fillimi i pandemisë deri më 26 korrik”, njoftojnë nga Instituti i Shëndetit Publik.

Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë regjistruar 10.503 raste të Covid-19. Numri i pacientëve të shëruar është 5931, ndërsa numri i vdekjeve është 476. Aktualisht, numri i rasteve aktive në vend është 4096. (INA)

scroll to top