Maqedonia ndërton mur në kufirin jugor?!

Pas sulmeve në Paris, rritet nevoja për kontroll më të ashpër të kufijve, posaqërisht kur u vërtetua se njëri nga sulmuesit kishte kaluar nëpërmjet Maqedonisë. Vënia e murit rrethues në kufirin jugor nuk nënkupton bllokim të rrjedhës së rrefugjatëve por nënkupton kontrollim të saj, regjistrim të rrefugjatëve dhe siguri më të lartë.
Këto aktivitete janë si masë e marrë nga Këshilli i sigurimit gjatë vikendit që kaloi.

‘’Derisa gjendja me emigrantët në shumë vende shënon rënie, Këshilli i sigurimit i ka dhënë detyrë ARM që të marë masa për barikadimin me tela e gjemba për të cilat është diskutuar si e nevojshme’’, thuhet në njoftim.

Për një kontrollë më efikas një pjesë e ekspertëve kanë parashtruar që të formohet një Komision regjional mes vendeve për shkëmbim informacioni. ‘’Nëse Europa na le në krizë ne do të vërshohemi nga emigrantët e do jetë akoma më e keqe gjendja e tyre dhe e jona për shkak të krizës ekonomike’’, thonë ekspertët.

scroll to top