Maqedonia në BE, ja qëndrimi i Turqisë

Ministri i jashtëm i Turqisë Mevlut Çavushogllu, gjatë qëndrimit në Maqedoni është takuar me homologun e tij Nikolla Dimitrov të cilit i ka shprehur mbështetjen e Turqisë për anëtarësimin e Maqedonisë në BE. Dy ministrat kanë folur edhe për marrëdhëniet ekonomike të dy vendeve, investimet e huaja si dhe mundësinë për bashkëpunim më të madh në të ardhmen. Dimitrov kërkoi mbështetje nga partnerët e Maqedonisë edhe për reformat në reformat për rikthimin e sundimit të së drejtës. Çavushogllu është takuar edhe me Presidentin Gjorge Ivanov kurse më vonë është paraparë takim edhe me kryeministrin Zoran Zaev.

scroll to top