Maqedonia përfshihet nga i nxehti afrikan

diell.jpg

Temperatura e ajrit sot dhe nesër sipas paralajmërimeve të meteorologëve do të rritet deri në 40 gradë celsius.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftojnë se moti do të jetë i nxehtë deri ditën e diell ku do të ketë stabilizim të motit dhe rënie të temperaturave

Edhe nesër moti do të jetë me diell me temperatura të mëngjesit nga 14 deri 24 gradë celsius dhe temperatura maksimale prej 34 deri 40 gradë celsius.

Të shtunën paradite moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, ndërsa pasdite do të ketë kushte për reshje të shiut. Temperatura do të arrijë deri 38 gradë celsius.

Rënie të temperaturave pritet të kemi të dielën, kur temperatura maksimale do të arrijë deri në 34 gradë celsius.

scroll to top